Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësore, dhe e ka lënë të plagosur. Menjëherë e moshuara është transportuar me urgjencë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, dhe po merr ndihmë mjekësore. Nuk ka ende të dhëna në lidhje me identitetin e të moshuarës dhe shoferit.
Ndërkohë që po hetohet në lidhje me ngjarjen. Vetëm pak orë më parë një tjetër aksident ndodhi në aksin Elbasan-Librazhd, si pasojë e të cilit u plagosën tre persona.