Kombëtarja e Kosovës U-21 do të zhvillojë një ndeshje tepër të rëndësishme në fillimin e muajit shtator.
Kosova U-21 do të përballet me Anglinë U-21 me 4 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian EURO21.
Këtë super ndeshje do ta transmetojë televizioni publik, RTK.
Këtë e ka konfirmuar Andin Lokaj, i cili theksoi se takimin e Kosovës U-21 dhe ndeshjet e Kosovës A ndaj Moldavisë dhe Greqisë do t’i transmetojë RTK’ja.