Ishulli piktoresk i Fernando de Noronha është hapur sërish për turistët. Nga kjo javë destinacioni popullor turistik në Brazil është i hapur për vizitorët, por vetëm për ata që e kanë kaluar koronavirusin. Turistët duhet të provojnë se janë infektuar me sëmundjen dhe janë shëruar plotësisht prej saj. Ata do të duhet të paraqesin një nga dy llojet e testeve, testet e virusit PCR ose testet e antitrupave IgG, të cilët duhet të bëhen të paktën 20 ditë para mbërritjes në ishull.
Guilherme Rocha, administratori i arkipelagut, thotë se qeveria lokale po punon për të rritur ekonominë e ishullit, i cili është 211 milje larg brigjeve të bregdetit veri-lindor të Brazilit. Ishulli ka rreth 3,500 banorë rezidentë dhe u mbyll për të huajt në 21 mars.