Oriola Marashi dhe Eros Grezda prej kohësh po e shijojnë lidhjen e dashurisë.
Ndonëse në fillimi e mbajtën të fshehur, tani më dyshja shfaqen vazhdimisht të dashuruar dhe bëjnë dedikime romantike për njëri-tjetrin.
Futbollisti gjakovar dhe modelja nga Shqipëria kanë qenë emri më i komentuar në mediat rozë që nga dyshimet e para për romancën dhe po vazhdojnë të jenë edhe me fotografitë e ndryshme të publikuar në rrjetet sociale.
Në një fotografi të hedhur së fundi çifti shihen në një “selfie” në ashensor, ajo që bije në sy janë format seksi të modeles e që Erosi mund të konsiderohet një njeri me shumë fat.
Kujtojmë që kohë më parë u përhapen thashetheme se çifti ishin drejt fejesë, por që ata ende nuk kanë zbuluar nëse kanë plane të tilla.