Esther Adjoa Asiedu është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën Thomas Strakoshës. Gardiani i Kombëtares, prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e tij me modelen, teksa nuk mungojnë dedikimet speciale në rrjetet sociale, që tregojnë lidhjen e fortë që çifti ka.
I buzëqeshur dhe plot klas, Thomasi ka shpërndarë pak minuta më parë një në rrjetin social “Instagram”, një foto në krahë të Estherit, duke paralajmëruar fanset e shumta: “Zemra ime është e kyçur”.
Gardiani shqiptar, ka fituar një puthje të ëmbël nga modelja para aventurës speciale me Kombëtaren.