Në thelb të krizës mes Greqisë dhe Turqisë është energjia, posaçërisht depozitat e pasura të gazit të zbuluara gjatë dekadës së kaluar nën Mesdheun lindor. Greqia pretendon se ishujt e saj të shumtë në atë rajon i japin asaj të drejta të vetme shpimi në ujërat përreth tyre, një qëndrim i mbështetur gjerësisht nga e drejta ndërkombëtare. Por Turqia, duke u ndjerë e mbyllur, thotë ndryshe dhe ajo ka dërguar anije, të shoqëruara nga anije luftarake, për të kërkuar gaz në Qipro.
Presidenti turk Erdogan ka akuzuar disa shtete për përdorimin e Greqisë si “karrem” në konfrontimin e detit Mesdhe. Po kështu ka kërcënuar Greqinë me veprime ushtarake dhe denoncon përpjekjet greke për të ‘burgosur’ Turqinë në një rajon të vogël përreth brigjeve të saj.
Erdogan u shpreh se përpjekjet për të shfrytëzuar në pasuritë e Mesdheut, të cilat janë të drejtat e çdo vendi përreth tij, janë një shembull i kolonializmit modern.
“Edhe nëse frontet armiqësore bashkohen, ata nuk mund të ndalojnë ngritjen e Turqisë. Është për të qeshur të përdorësh si “karrem” një vend si Greqia, kundër një fuqie rajonale dhe globale si Turqia”, shtoi Erdogan.