spot_img

“Kuq e zi për të mashtruar kosovarët e shkretë”/ Andin Lokaj godet sërish: U mësuat keq me ne…

spot_img

“Supersport” e ka humbur të drejtën për të transmetuar kampionatin e Kosovës duke filluar nga sezonin i ardhshëm, të drejtë që e kishin në gjithë këto vite. Ishte “Art Motion & Klan Kosova” që e fitoi tenderin me 380 mijë euro, ndërsa nga kompania mediatike e cila ndodhet në Shqipërinë zyrtare janë ankuar se u krye një padrejtësi, duke e larguar nga gara e tenderit nga FFK, për ta quajtur si kompani të huaj e cila nuk kishte të drejtë për të kërkuar transmetimin në territorin e Kosovës.

Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Andin Lokaj, komentatori i njohur në Kosovë. Mënyra sesi ka komentuar golat e Shaqirit dhe Xhakës ndaj Serbisë kanë hyrë thellë në zemrat e shqiptarëve, por më pak mënyra sesi koncepton dhe shpreh idetë e tij mbi futbollin tonë.

Duke qenë ndër të pakëtit figura sportive që vazhdon të mbështesë idenë e ndarjes së Kosovës me Shqipërinë për t’i konsideruar si dy Kombëtare të ndryshme, pra duke mos e pasur as dëshirën e bashkimit, për të vazhduar edhe me pohimin se ekipet e Kosovës marrin lojtarë nga Shqipëria që janë të nivelit të dobët, Lokaj bën një reagim të gjatë për “Periskopi” duke u shprehur se më në fund tanimë edhe “Supersport” nuk do të operoj më në territorin “e huaj”.

“Morën fund dallaveret e një mediumi që bënte çka donte në shtetin tonë, madje disa vite operoi edhe ilegalisht në territor të huaj. Ende po vepron, por jo me Superligë më. Dhe e di që kjo i dhemb shumë ngase ishte mësuar keq. Si fëmiu kur lazdrohet ishte mësuar ajo Kompani. Pas 8 viteve terri gjatë së cilës periudhë gjërat nuk ndryshuan aspak për të mirën e futbollin tonë, më në fund shfaqet një dritë në tunel

Gjatë këtyre 10 viteve sa është e pranishme ajo platformë e territ në vendin tonë, përfituan vetëm disa individë të lidhur për interesa të tyre të ngushta. Këtë ua kishte mundësuar edhe i ndjeri Vokrri i cili mendonte se do të hecnin gjërat përpara, por nuk ndodhi ashtu. Madje unë i pata njoftuar me Vokrrin se veq në ëndërr e kishin pas pa. Gjatë 5 viteve sa e drejtova filialën kishte shumë cenzurë në shumë raporte nga terreni, kronikat që bëheshin i kontrollonte Tirana me “Volejbollistë” udhëheqës.

Dhe mos të më shet fillozofi najkush që nuk është kështu, sepse unë kam qenë sebep i hapjes së filialës në Prishtinë. Gabim fatal dhe naiv nga ana ime e kam pranu edhe publikisht. Por njeriu mëson. Jeta e mëson me gjëra të reja.

Të drejtat televizive që i fitoi Kompania jonë Art Motion është lajmi më i mirë i viteve të fundit që ka mundur ti ndodhë shtetit tonë. Atyre që ju themi lamtumirë i falenderojmë për shitje patriotizmash të rrejshëm. kuq e zi me vjet e vjet vetëm për të mashtruar popullin e shkretë kosovar që ende beson në to. Morri fund ajo punë. Kontrata e Kompanisë kosovare është më serioze që deri më tani që ka pranuar Federata jonë e futbollit. Klubet vetëm nëse tregohen egoiste nuk do ta përqafojnë realitetin e ri. Deri më tani secili klub kishte përfituar nga 22 mijë e 500 euro për 1 vit kalendarik, ndërsa me kontratën e re të Art Motion brenda 10 muajsh do të përfitojnë nga 38 mijë euro.

Urime fituesit, lamtumirë humbësit”.

.

NGJARJE TË TJERA

spot_img