Kanë përfunduar 45 minutat e para mes Moldavisë dhe Kosovës.
Kosova ka mbyllur në mënyrën më të keqe të pritur pjesën e parë kundër kombëtares së Moldavisë, shkruan lajmi.net.
Në një 45 minutësh ku Dardanët administruan ndeshjen, rezultati ishte në favor të Moldavisë.
Në minutën e 20’, Nicolaescu shënoi për të zhbllokuar rezultatin e këtij takimi.
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, me Kosovën që nuk pati ndonjë rast serioz për të shënuar, përkundër se luajti më shumë me topin.
Reparti ku ngeci kombëtarja e Kosovës ishte ajo e mesfushës, me Herolind Shalën që dukej jashtë elementit. /Lajmi.net/