Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë në Barcelona pas bisedimeve të gjata me babanë e tij dhe këshilltarët ligjorë.
E ardhmja e Argjentinasit në klub ishte në dyshim kur ai shprehu dëshirën të largohej, duke mos u paraqitur as në stërvitjet e para e as edhe në testet për koronavirus, shkruan Indeksonline.
Por Barcelona refuzoi të plotësojë dëshirën e tij dhe informoi babanë e lojtarit, Jorge Messi, se ata janë ende duke planifikuar që Messi të luajë nën Ronald Koeman në sezonin e ri.
Dhe Marca tani po raporton se 33-vjeçari ka patur një kthesë dhe vendosi të qëndrojë në Camp Nou edhe për sezonin 2020/21.