Dy vjet më parë, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Malsor Dashi humbi jetën në një aksident trafiku në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.
Ai ishte në detyrë bashkë me kolegun Armend Trena, kur vetura zyrtare e policisë përfundoi në lumin Lepenc, ndërsa trupat e tyre u gjet pas disa ditësh.
Sot, në përvjetorin e themelimit të Policisë, Presidenti, Hashim Thaçi ka marrë vendim që t’i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë.I pranishëm për të marrë medaljen hero i Kosovës, i pranishëm ishte edhe babai i Malsorit, Shemsedini.
Ai pasi përqafoi flamurin e Policisë, tha se Malsorin e kishte pas tetë vajzave dhe dasmën e tij kishte planifikuar ta bënte dy javë nga data kur i vdiq.Bashkë me Shemsedinin, në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për policët e rënë, u përlotën edhe krerët e policisë. Në fund të gjithë të pranishmit ngushëlluan babain e Malsorit duke i thënë të ndihet krenar për të birin.