Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre dhe kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik, ka thënë Judd Deere, në një postim në Twitter, shkruan Gazeta Metro.
Kjo marrëveshje po konsiderohet historike nga Presidenca Trump.
Kështu ka shkruar në Twitter edhe Judd Deere, i cili është zyrtar në administratën e Trump.
”Donald Trump njofton se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë.
Më poshtë postimi i tij.
#BREAKING | President @realDonaldTrump has announced that Serbia and Kosovo have agreed to economic normalization. Another historic agreement reached by this President to make the world a more peaceful, prosperous place. 🇺🇸 🇷🇸 🇽🇰
— Judd Deere (@JuddPDeere45) September 4, 2020