Suarez është futbollisti më i ri i Juventusit.
Këtë e ka konfirmuar portali ‘TyC Sports’, që shpalos edhe detaje të marrëveshjes.
Sipas tyre, uruguaiani do të përfitojë hiç më pak se 10.5 milionë euro për dy sezonet e ardhshme, me mundësi për ta vazhduar të tretin.
Ajo që ka mbetur për t’u kompletuar është gjuha italiane e futbollistit nga Amerika Latine.
Kjo për shkak se Italia posedon rregulla strikte sa i përket çështjes së pasaportës.
Ditëve të ardhshme mund të ketë edhe konfirmime nga ndonjëra prej palëve të përfshira në bisedime.
/GazetaBlic/