Tensionet janë rritur në Egje teksa mediat turke vetëm përçojnë mesazhe të “Sulltan Erdoganit” nëpërmjet lajmeve për fqinjët. “Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat”,- është shprehur ai së fundmi. Ai shtoi se Turqia është një vend që e njeh mirë potencialin e saj.
Ai u shpreh:
Sigurisht që këto të vërteta mund t’i shohin shumë mirë edhe ata që janë përballë nesh. Pas aleancave të paimagjinueshme të formuara kundër vendit tonë dhe pas qasjeve që nuk njohin të drejta, ligje dhe të patolerueshme qëndron nxitimi dhe frika. Ne në çdo platformë, në çdo bisedë, në çdo mesazh e themi se Turqia është e gatshme për çdo lloj ndarjeje me kusht që të jetë e drejtë. Ne jemi të sinqertë në fjalën tonë.Problemi qëndron se ata përballë nesh injorojnë të drejtat tona. Përpiqen që veten e tyre ta pozicionojnë mbi ne. Por, do ta kuptojnë se nuk është kështu, se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj. Do ta kuptojnë këtë ose me gjuhën e politikës dhe diplomacisë ose me përvojat e hidhura që do përjetojnë në terren. Shpresojmë se nuk do të jetë vonë kur ata të kuptojnë që nuk ka asnjë fuqi që të qëndrojë përballë një populli i cili luftën dhe martirizimin e mundshëm në fund e sheh si gradën më të lartë. Ato që mund të ndodhin në fund të këtij procesi në të cilin po kalojmë, le t’i mendojnë ata që jetojnë në botën e tyre imagjinare me një mirëqenie dhe demokraci të rreme. Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat.