Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Stamboll, ku një tregtar fruta-perimesh ka nisur të shesë shalqinj në makinën e tij luksoze.
Sipas burimeve, burri nuk ishte një person i thjesht por një “influencer” nga Irani i cili kishte vendosur të bëhej viral në rrjetet sociale duke shitur frutin e shijshëm në Lambon 600 mijë dollarëshe.
Pasi e ka lokalizuar, policia e ka gjobitur me 1,228 lira turke ($165) me arsyen se ishte duke përdorur makinën për qëllime të tjera nga ato për të cilat kishte leje dhe është pezulluar nga drejtimi i mjetit për 15 ditë. Pasi e gjobitën, ata e lanë të lirë.
Ngjarja ka ndodhur më 2 Shtator, kur burri e kishte ndalur makinën e tij Lamborghini në rrugën e populluar në “Beyoğlu” dhe kishte nisur të shiste shalqinj për 5 lira (60 cent). Videoja u shpërnda shumë herë në rrjetet sociale dhe policia iu vu pas.