Prej disa ditësh SHBA është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme, pas mbytjes brutale të 46-vjeçarit afro-amerikan, George Floyd, i cili dha shpirt teksa një oficer policie në Minnesota i vendosi gjurin mbi qafë gjatë arrestimit për gati 9 minuta, deri sa i mori jetën.
Kaosi dhe trazirat “mbretërojnë” në shumë qytete të SHBA dhe duket situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi protestuesit kanë filluar të djegin dhe plaçkitin ç’tu dalë përpara.
Djegies nuk i kanë shpëtuar as makinat e policisë, dyqanet e biznese të shumta. Po ashtu, mediat amerikane kanë raportuar përplasje të dhunshme midis demonstruesve dhe forcave të policisë.
Së fundmi, raportohet se demonstruesit e zemëruar janë futur në një ekspozitë të “Mercedes Benz” në Oakland, duke iu vënë flakën mjeteve luksoze.
Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, një grup protestuesish të maskuar janë futur brenda u kanë vënë flakën shumë prej makinave që ndodheshin aty.
Demonstratat e dhunshme janë përhapur në disa nga qytetet më të mëdha atë SHBA-së.
Vlen të theksohet se kjo situatë po ndodh në një kohë kur SHBA është pak muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, të cilat janë planifikuar për t’u zhvilluar në datën 3 nëntor të këtij viti.
Luxury cars burned and vandalized as Mercedes dealership damaged during protests over the death of George Floyd. https://t.co/dMusAuBock pic.twitter.com/EjfcVbRKfM
— ABC News (@ABC) June 1, 2020