spot_img

Këtë super stadium po e ndërton skuadra e famshme shqiptare

spot_img

Kryeqytetit duket se do t’i shtohet një tjetër stadium modern. Klubi Tirana ka një projekt që të rindërtojë stadiumin “Selman Stërmasi”. Stadiumi i dytë i kryeqytetit me shumë mundësi do të shndërrohet në një impiant komod.
Projekti përflitej prej kohësh dhe duket se ka ardhur koha që gjërat të kthehen në realitet. Në fakt, e gjithë ideja është e presidentit të Tiranës, Refik Halilit, i cili ka investuar në këtë projekt dhe beson shumë që në fund do të ketë një stadium, të krahasueshëm me “Air Albania”-n.

Prej kohësh projekti është në planet e klubit Tirana. Madje janë bërë edhe hapat e parë për të njohur drejtuesit e shtetit dhe ndoshta shumë shpejt do të ketë një finalizim si për mënyrën e financimit dhe detajet e projektit që në plan të parë është shumë i bukur, mbushur me ngjyrat bardheblu.

KOSTOJA – Si fillim, kostoja e stadiumit do të jetë sa gjysma e “Air Albania”-s. Është llogaritur që stadiumi mund të ndërtohet me 40 milionë euro. Kjo është një shifër e parë, por që mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit të këtij stadiumi dhe luksit.

Një kosto e përballueshme dhe sa gjysma e “Arenës Kombëtare”. Për më tepër që ndërtuesi do të jetë vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili. Ky i fundit ka thënë gjithmonë se gjithçka në stadium do të jetë perfekte, që tifozit të mos i mungojë asgjë në stadium.

14 MIJË VENDE – Nëse në “Air Albania” janë 22 mijë vende të ulura, në “Selman Stërmasi” do të jenë 14 mijë vende të ulura. Një stadium, goxha i madh, por jo i vogël që i shtohen 6 mijë vende nga kapaciteti ekzistues.

Do të rritet 14 metra nga fusha dhe do të ketë një shikueshmëri perfekte. Nga ana tjetër, Tirana mendon që këtë stadium do ta ketë pothuajse plot në çdo ndeshje të kampionatit, pasi kushtet do të jenë akoma më të mira se “Air Albania”.
Shifrat

PA KULLË – “Stadiumi i Tiranës do të ketë disa veçori ndryshe nga “Air Albania”. Të gjithë tifozët do të hyjnë në stadium brenda 10 minutave, falë ambienteve ndihmëse. Po kështu, nuk është parashikuar asnjë kullë apo ndonjë formë jashtë stadiumit.

Stadiumi do të ketë parkim nëntokësor në pjesën e fushës dhe rreth tij. Ambientet e biznesit nuk do të ndikojnë fare në hyrjet e stadiumit, por do të ndihmojnë për të pasur një impiant modern. Ashtu si edhe “Air Albania”, ai do të jetë pa pistën e atletikës, një sipërfaqe toke, e cila do të ndihmojë gjatë ndërtimit të impiantit. Të gjitha facilitetet do të jenë moderne dhe do të kenë të njëjtën kategori si stadiumi i ri.

PROCEDURAT – Presidenti Refik Halili e ka çuar projektin në ministritë përkatëse dhe në zyrën e kryeministrit. Ideja do të hidhet në letër dhe do të nisin procedurat vetëm nëse miratohet nga bashkia dhe qeveria, sepse klubi kërkon që të jetë i qartë për shpenzimet dhe të mos rrezikojë edhe një ide që mbetet në letër.

Për sa i përket financimit, nuk përjashtohet mundësia që FSHF të negociojë me UEFA-n për të dhënë edhe institucioni ndërkombëtar i futbollit një shumë si në rastin e “Air Albania”-s, ose mund të ketë financime nga shteti apo partnerë privatë.

Për momentin klubi Tirana e ka në përdorim stadiumin “Selman Stërmasi”. Ai është pronë e bashkisë, por kjo e fundit mund të pranojë idenë që u vu në zbatim në rastin e “ish-Qemal Stafës”. Me dy stadiume në kryeqytet, një në Kukës, Shkodër, Elbasan, Fier e më pas Durrësi, Kategoria Superiore plotësohet në infrastrukturë./Panorama Sport

NGJARJE TË TJERA

spot_img