spot_img

Vjosa Osmani përfundimisht ndan rrugët me LDK: Do të bashkëpunoj me Vetëvendosjen!

spot_img

Rrugët mes kryetares së kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani dhe Lidhjes Demorkatike të Kosovës, janë ndarë përfundimisht.

Ish-kandidatja për kryeministre në Kosovë nga LDK, e përjashtuar nga kjo parti për shkak të qëndrimeve të saj ka thënë se tanimë rrugët me ish-partinë e saj janë ndarë.

Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkaq e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

“Natyrisht që po, përgjigja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka. Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, e se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, tha ajo.

Disa muaj më parë Vjosa Osmani është shkarkuar nga detyra e saj si nënkryetare e LDK- së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, pasi, siç u tha nga Kryesia e Partisë nuk kishin qëndrime të njëjta. / I.M-Dritare.net

NGJARJE TË TJERA

spot_img