Arsenali thuhet se ka shprehur interesim për sulmuesin e Valencias, Rodrigo Morenon, i cili shihet si zëvendësues i Pierre-Emerick Aubameyangut.
Pierre-Emerick po lidhet me një largim nga ‘Emirates’ tash e një kohë. Sulmuesi nga Gaboni ka kontratë të vlefshme deri më 2021, teksa ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje e re.
‘Mirror’ raporton se krerët e klubit të Arsenalit janë duke mbledhur informacionet rreth një transferimi të mundshëm të Rodrigo Morenos.
29 vjeçari është pjesë e Valencias që nga viti 2015, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 2022. Valencia thuhet se do pajtohej me largimin e tij për shumën prej 60 milionë eurove.