Ka vdekur Kevin Dobson, ylli i “Kojak” dhe Knots Landing”.
Kevin Dobson, aktor veteran i njohur për rolet e tij në dramat televizive dhe seriale, thuhet se ka vdekur nga një sulm në zemër.
Dobson, ylli që kishte famë të madhe gjatë viteve ’70 me “Kojak” së bashku me telenovelën “Knots Landing”, në vitet ’80 dhe në fillim të viteve ’90, vdiq të dielën, sipas Këshillittë Veteranëve të Bashkuar të Qarkut, San Joaquin.
Kevin hyri në aktrim më 1968 kur mori një rol në “One Life to Live”, i cili e vendosi atë në një shteg të ngarkuar me role të rregullta televizive … përfshirë “The Doctors”, “Mod Squad” dhe “Emergency!”
Ai u bë një fytyrë më e njohur pasi luajti përkrah Telly Savalas si Det, Bobby Crocker në “Kojak”. Pastaj, më 1982, ai shënoi rolin e tij më të shquar si Mack MacKenzie në dramën e CBS, “Knots Landing” … e cila i dha atij 5 çmime Opera Digest Soap.
Ai vazhdoi të shfaqet në disa seriale të njohur si “The Bold and the Beautiful” dhe “Days of Our Life”, së bashku me një pjesë të filmave.
Aktori la pas gruan e tij dhe tre fëmijët. Ai ishte 77 vjeç.