Phil Foden dhe Mason Greenwood u pezulluan nga kombëtarja e Anglisëpër shkak të skandalit që ka ndodhur gjatë qëndrimit në Islandë, ku kishin shkelur rregullat për COVID-19, duke marrë në dhomën e hotelit dy vajza.
Dy futbollistët janë gjobitur gjithashtu edhe me nga 1.500 euro nga policia islandeze. Ndërkaq, janë bërë publike identitetet e dy femrave që ishin në hotel me lojtarët dhe ato janë prononcuar për mediat.
Njëra nga vajzat, modelja Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir, ka thënë se kishte qenë në kontakt me Greenwood para udhëtimit të tij në Islandë. 20-vjeçarja dhe kushërira e saj 19 vjeçare, Lara Clausen, kanë vizituar hotelin të dielën mbrëma.
Nadia tha:
Jemi njohur në internet. Kam biseduar me Mason disa ditë para se të vinin në Islandë. Ata e dinin se duhej të karantinoheshin, por ne menduam se meqë duhej të luanin në Islandë, ata ishin testuar me parë dhe ishte në rregull. Nuk kemi folur me ata që atëherë. Nuk duam t’i pengojmë, sepse po kalojnë nëpër shumë vështirësi aktualisht. As ata nuk na kanë kontaktuar. Natyrisht që patëm një natë të mirë. Ishim ne të katërt që po kalonim kohë bashkë dhe njiheshim me njëri-tjetrin. Ata ishin djem të mirë. Shumë, shumë të mirë.
Ndërsa Lara shtoi:
Ishin thjesht të rinj. Të gjithë ishim të rinj dhe naivë dhe të gjithë bëjmë gabime. Na trajtuan shumë mirë. Ishin shumë xhentëlmenë. Djem shumë të këndshëm.
Dy vajzat kanë publikuar fotografi të lojtarëve në profilet e tyre në Snapchat, ndërsa ato janë shpërndarë nga mediat lokale në Islandë.
Foden i ka kërkuar falje trajnerit Gareth Southgate, bashkëlojtarëve, stafit, tifozëve, klubit dhe familjes së tij për veprimet e pamatura. Ndërsa Greenwood e kishte çaktivizuar llogarinë e tij në Twitter.