Para 18 vjetësh dyshohet se i kishte marr jetën bashkëshortes së tij në Gjermani. A.V nga Hani i Elezit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, kishte ndërruar identitetin edhe shtetin. Por, ai u kap në Itali, dhe prej atje u ekstradua për në Kosovë.
Krimin e kreu në Gjermani por dënimin do ta vuajë në vendlindje. A.V nga Hani i Elezit në vitin 2002 i kishte marrë jetën bashkëshortes së tij I.G. por ky krim nuk mori epilog deri tash.
Dyshohet se dorasi pasi kreu krimin iku nga vendi i ngjarjes për në Itali për tu zën vetëm pas 18 vjetësh. Burime brenda policisë bëjnë me dije se autoritetet gjermane pasi kishin hetuar rastin transferuan lëndën në Prishtinë, për të përfunduar më pas në Ferizaj.
Klan Kosova vizitoi familjen e të dyshuarit të cilët thanë se gjatë kësaj kohe kishin kontakte të vazhdueshme me të.
Familjarët e të ekstraduarit nga Italia thanë se arsyeja që çoi deri te kjo vrasje ishte tradhtia e bashkëshortes.
Pas ndalimit ndaj A.V. u kërkua masa e paraburgimit.
I dyshuari kishte ndërruar edhe identitetin për t’iu shmangur procedurave ligjore.