Një grua është mbytur teksa ka qenë duke u larë në det tek zona e njohur si “Shkëmbi i Kavajës”. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Policia njofton se e ndjera është 60-vjeçarja K.K., e cila kishte hyrë për t’u larë në det dhe nuk ka mundur të dalë më prej aty. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.