Një aksident i rëndë është shënuar në hyrje të qytetit të Vlorës me pasojë vdekjen e një shtetasi.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur një person, shtetasja G.M., 25-vjeç, ndërsa një tjetër, shtetasja S. K., 38 vjeçe është plagosur rëndë.
Kanë qenë dy vajza të cilat udhëtonin në makinën tip ford me targa AA093VR, të cilat kanë qenë duke hyrë në qytetin e Vlorës.
Pas një devijimi të gabuar makina tip ford ka goditur rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Vlorës dhe më pas makina është përmbysur duke zënë poshtë të dy vajzat.
Një devijim i gabuar solli vdekjen fatale të një prej vajzave ndërkohë që shtetasja tjetër është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” Vlorë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur automjeti tip Ford.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për gjeneralitetet e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.