Këngëtarët Butrint Imeri dhe Nora Istrefi, të dielën (13 shtator) prezantojnë projektin e ri muzikor.
Dyshja, të cilët janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, vazhdojnë të ndajnë pamje nga xhirimet e videoklipit të ri.
E së fundmi ka qenë Nora ajo e cila ka publikuar një imazh nga prapaskenat e klipit.
Këngëtarja shfaqet në një fustan të bardhë në të cilin shkëlqen e tëra.
Nga ana tjetër, vëmendje kanë marrë padyshim linjat seksi të saj.