Kosova është një Përfaqësuese gjithmonë e në rritje. Dardanët po fuqizohen dita ditës me futbollistë të talentuar dhe e ardhmja është premtuese.
Së fundmi, drejtuesit e federatës kosovare të futbollit, kanë nisur negociatat edhe me një futbollist afrikan që luan në Superligën kosovare.
Mesfushori me tipare mbrojtëse i Trepça’89, Lasine Traore, është një nga emrat e piketuar nga FFK si një përforcim i mundshëm i kësaj përfaqësuesje.
Lojtari nga Mali, pak ditë më parë kishte deklaruar se ishte gati të vishte fanellën e Kosovës, ndërsa tashmë duket se edhe institucioni është i interesuar për ta realizuar një gjë të tillë.
Në një pronocim për “Blic Media”, futbollisti 19-vjeçar ka deklaruar se ka pasur kontakte zyrtare me përfaqësues të FFK-së.
Ai tha:
Jam kontaktuar nga një person i FFK-së i cili më ka pyetur nëse lajmi i publikuar në media është i vërtetë. Ai gjithashtu më pyeti nëse jam i gatshëm të bashkohem me kombëtaren e Kosovës”.
Ndërkohë edhe te Shqipëria ka pasur raste të ngjashme ku më kryesori është ai i Peter Olainkës, por në Kombëtaren kuqezi është vendosur se ka vend vetëm për lojtarët me origjinë shqiptare.