Ofertat për yllin e Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen, Milot Rashica, nuk kanë të ndalur.
Klubi i Aston Villës nuk e ka ndërmend që të dorëzohet për ta transferuar mesfushorin-sulmues.
Klubi anglez madje e ka bërë gati një ofertë të majme për ta bindur Werder Bremenin që t’ia shesë yllin e tij derisa mediumi britanik “Deich Stube” shkruan se klubi nga Birminghami është i gatshëm t’i shpenzojë 30 milionë euro për kartonin e Rashicës.
24 vjeçari është pjesë e klubit gjerman që nga viti 2018, kur ishte transferuar nga klubi holandez, Vitesse.
Në sezonin e fundit, Rashica i ka realizuar 11 gola dhe i ka regjistruar 8 asistime.
Krahas Aston Villës, interesim për futbollistin vushtrrias ka shfaqur edhe Leeds United në Angli.
Ndërsa, në Gjermani lojtarin e pëlqen Leipzigu, e në Itali Napoli.