Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka ndryshuar sërish ekip. Futbollisti do jetë sërish pjesë e kampionatit turk të futbollit, teksa është blerë nga klubi i Superligës, Koniaspor.
Cikalleshi ishte nën kontratë me Akhisar në Turqi, por fakti që klubi nuk u ngjit këtë sezon në Superligë, është dorëzuar para ofertave të shumta që ka pasur për sulmuesin.
“Panorama Sport” shkruan se Koniaspor ka dhënë një shumë të konsiderueshme për kartonin, duke bindur Akhisar dhe vetë sulmuesin. Prezantimi pritet në orët në vijim…