Dyshja e shumëpërfolur duket se i kanë ndarë rrugët.
Tash e një kohë Ana Lika dhe futbollisti shqiptar, Amir Rrahmani janë përfolur për një lidhje të mundshme, shkruan lajmi.net.
Futbollisti që luan për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Napolin e Italisë, nuk e kishte konfirmuar asnjëherë këtë romancë.
Por, ishte Ana ajo e cila në mënyrë indirekte e kishte konfirmuar, duke thënë “besoj se kam thyer shumë zemra çunash dhe gocash”.
Megjithatë, duket se dyshja tashmë i kanë ndarë rrugët dhe këto dyshime vijnë nga fakti se ata më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.