spot_img

Si e sulmon koronavirusi trurin?

spot_img

Koronavirusi prek mushkëritë në përgjithësi, por gjithashtu edhe veshkat, mëlçinë dhe enët e gjakut. Prapëseprapë rreth gjysma e pacientëve kanë simptoma neurologjike, përfshirë dhimbjet e kokës, tendosjen dhe hutimin, duke bërë të ditur se virusi mund ta sulmojë edhe trurin.

Studimi i ri

Një studim i ri ofron provën e parë të qartë se, në disa njerëz, koronavirusi pushton qelizat e trurit, duke i rrëmbyer ato për të bërë kopje të vetvetes. Virusi duket se edhe e thith të gjithë oksigjenin afër, duke shkaktuar vdekjen e qelizave fqinje.

Është e paqartë se si virusi arrin në tru dhe se sa shpesh nis këtë provim të shkatërrimit. Infektimi i trurit ka të ngjarë të jetë i rrallë, por disa njerëz mund të jenë të ndjeshëm për shkak të prapavijës së tyre gjenetike, një ngarkesë e lartë virale apo arsye të tjera.

“Nëse truri vërtet infektohet, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse”, ka thënë Akiko Iwasaki, imunolog në Universitetin e Yalet, i cili e drejtoi këtë studim, transmeton 02PRESS shkrimin e NYT.

Studimi ishte postuar online të mërkurën dhe nuk është shqyrtuar ende nga ekspertët për publikim. Por disa studiues kanë thënë se ka qenë i kujdesshëm dhe elegant, duke shfaqur në mënyra të ndryshme që virusi mund t’i prekë qelizat e trurit.

Mbështetja shkencore

Shkencëtarët kanë pasur të mbështeten në skanimet e trurit dhe në simptomat e pacientëve për t’i dalluar efektet në tru, por “nuk është se kemi parë shumë prova që virusi mund ta infektojë trurin, edhe pse e kemi ditur se ka mundësi potenciale”, ka thënë Dr. Michael Zandi, neurolog konsulant në Spitalin Kombëtar për Neurologji dhe Neurokirurgji në Britaninë e Madhe. “Këto të dhëna sigurojnë pak më shumë prova se në fakt mund të infektohet truri”.

Dr. Zani dhe kolegët e tij e kanë publikuar hulumtimin në korrik, duke treguar se disa pacientë me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, zhvillojnë ndërlikime serioze neurologjike, përfshirë edhe dëmtim nervash.

Në studimin e tij, Dr. Iwasaki dhe kolegët e saj dokumentuan infektimin e trurit në tri mënyra: në indet e trurit nga një person që ka vdekur nga COVID-19, në një model miu dhe në organoide – grumbujt e qelizave të trurit në një pjatë laboratori duhej ta imitonin strukturën tredimensionale të trurit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img