spot_img

Shtatë gola në ‘Anfield’, kampioni e nis me fitore të vështirë

spot_img

Qysh në fillim të edicionit, Premierliga ka nisur të dhurojë emocione të jashtëzakonshme.

Ndeshja mes kampionit në fuqi Liverpool dhe ekipit të sapoinkuadruar Leeds United përfundoi me rezultat 4:3, në një ndeshje të jashtëzakonshme në ‘Anfield’, ku Mohamed Salah realizoi tre gola, dy nga penalltia.

45 minutat e para u shënuan pesë gola, tre nga Liverpool dhe dy nga mysafirët.

Ishte Salah (4’) që e hapi serinë e golave nga penalltia, para se Jack Harrison (12’) me një gol mjaft të bukur baraspeshoi rezultatin.

Por vendasit u kundërpërgjigjen shumë shpejt me anë të Virgil van Dijk (20’). Ky i fundit bëri një gabim katastrofal që i kushtoi me golin e dytë të pësuar nga Patrick Bamford (30’).

Vetëm pas tre minutave, ylli egjiptian (33’) realizoi për 3:2.

Skuadra e Marcelo Bielsa nuk u dorëzua për asnjë moment, dhe kësisoj barazoi për herë të tretë rezultat me anë Klich (66’).

Ndeshja vijoi e baraspeshuar, por episodi pak para fundit vendosi fituesin. Fabinho fitoi një penallti, të cilën e konvertoi në gol për të dytën herë sonte Mohamed Salah (88’), duke kompletuar het-trikun dhe duke i dhënë tre pikë skuadrës së tij në javën e parë.

Liverpool udhëton te Chelsea në takimin e ardhshëm, kurse Leeds pret Fulhamin.

NGJARJE TË TJERA

spot_img