Nisma e Ballkanit për mini-Shengen, pjesë e së së cilit Kosova pranoi të bëhej me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington, shpeshherë cilësohej si projekt i Serbisë për një Jugosllavi të re.
Nga partitë politike në Kosovë takimet që mbaheshin mes kryeministrave Rama, Zaev e presidentit serb Vuçiç cilësoheshin si takime ku synohej të jetësohej projekti për “Jugosllavinë e re”.
Mirëpo, ky term ishte përdorur shumë më parë, madje qysh në vitin 2013. Seriali kosovar “Kafeneja jonë” kishte përdorur termin “Jugosllavia e re” në një nga episodet e këtij viti.
Aktorët e këtij seriali flasin për krijimin e një partie e cila do të quhej “Partia për Jugosllavinë e Re”.
Vetë regjisori i serialit Shkumbin Istrefi, i cili në serial luante rolin e Fekës thotë se ndërkombëtarët ia kanë mbushur mendjen Malit zë Zi që të krijojnë Jugosllavinë e Re, projekt ky së cilit do t’i bashkohen edhe vendet tjera.
Videoja është publikuar nga regjisori Shkumbin Istrefi. “Tani thojne jo Kafeneja Jone s’ja ka qellu”, ka shkruar ai sipër videos