Një person nga Prizreni humbi jetën sot në një aksident trafiku në Rrugën e Kombit, njofton Policia e Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mirëditës, me ç’rast motori ku ndodhej tashmë viktima u godit në lëvizje nga një veturë nga Kosova që drejtohej nga një ferizajas.
“Në aksin rrugor Morinë-Milot, në fshatin Reps, mjeti me drejtues shtetasin F.N.,banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin J.H.,banues në Prizren Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./Objektiv/