Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është nisur nga aeroporti i Stambollit drejtë Romës për të finalizuar marrëveshjen me Lazion.
Muriqi pritet që nesër të kryen testet mjekësore të skuadra e Lazios si dhe të prezantohet/
Ai para nisjes për në Itali foli për transferimin te Lazio, ku tha se do t’i bashkohet klubit italian pasi ata e kërkuan shumë dhe se i përshtatet stili i lojës.
“Unë zgjodha Lazion sepse ata më donin shumë. Unë mund të përshtatem në stilin e tyre të lojës. Ata kishin dy sulmues në formacion në pjesën e madhe të sezonit”, tha Muriqi para mediave turke sot në aeroportin e Stambollit.
Sulmuesi ynë pritet të firmosë kontratë me Lazion për shumën 18 milionë euro.