Endrit Thaçi është duke kaluar këtë të diele në Brezovicë.
Ai ka publikuar një imazh në ‘Instagram‘ duke treguar se kush po e shoqëron.
Ai ka zgjedhur që këtë të diele ta kaloj me Gramoz Aliun, reperin Mozzik.
Të dy kanë publikuar fotografi nga Brezovica dhe po shihet se janë duke kaluar kohë shumë të mirë.
Ndryshe, Mozzik njihet si përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës dhe shpesh e shohim në shoqërinë e pjesëtarëve të kësaj partie duke mos lënë anash edhe krerët.
Rikujtojmë se ditë më parë shpërndau albumin falas disa anëtarëve të PDK-së.