Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka deklaruar se “18 ishuj janë armatosur nga Greqia në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare”, raporton Anadolu Agency (AA). Kjo i përshkallëzon edhe më tej tensionet dhe eliminon dialogun e ndërsjellë, tha Akar në një intervistë me AA. Pasi vuri theksin se Greqia duhet të lërë patjetër mënjanë sjelljet provokative, përshkallëzuese dhe rritjen e tensioneve, Akar deklaroi se Turqia ëshë gjithmonë pro dialogut dhe dëshiron që problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore.
Duke kritikuar qëndrimet e presidentit, Emmanuel Macron, ministri Akar tha:
Populli grek s’duhet të rrëmbehet nga përpjekjet e Macronit, s’duhet të bëhet meze për operacionet e Macronit për vetëshpëtimin e tij. Duket shumë qartë se politika e Macronit ka falimentuar. Për të mbuluar këtë ai po përpiqet që të kapë disa role në mënyrën e tij.
Duke kujtuar bisedimet teknike në NATO, ai tha se Turqia është në favor të gjetjes së një zgjidhjeje politike për problemet përmes dialogut dhe negociatave dhe mbështet të gjitha llojet e iniciativave brenda kësaj kornize.