Julia Rose realizoi një fotografi lakuriq në dritare.
Julia Rose provokoi keq fansat e saj me fotografinë e fundit, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
26-vjeçarja mahnitëse u bë e famshme kur ekspozoi gjoksin në Serinë Botërore të Bejsbollit, vitin e kaluar.
Rose dhe modelja tjetër, Lauren Summer provokuan keq në transmetimin e drejtpërdrejtë në TV. Por, duket se amerikanja, e cila është themeluese e SHAGMAG, nuk është penduar.
Ajo publikoi një fotografi duke qëndruar pranë një dritareje, ku shfaqet tërësisht e zhveshur. Ndërsa, në mbishkrimin që ia la fotos në Twitter, ajo shkroi “E hapur për pamjen”.
Fansat e ‘vërshuan’ me komente të shumta sipër asaj fotografie. Ajo vetëm në Instagram ka 4.8 milionë ndjekës që prej kur u bë e famshme në lojën e Washington Nationals’ kundër Houston Astros.