Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në vitin 2014, ku një familje kosovare ishte aksidentuar në Austri, derisa ishin duke ardhur në Kosovë. Si pasojë e aksidentit, dy fëmijët e familjes kishin vdekur. Tani, gjykata më e lartë në Austri i ka dhënë familjes 235 mijë euro si kompensim
Fatkeqësia e rëndë pati ndodhur në vitin 2014, gjatë rrugës për në Kosovë, natën në autostradën perëndimore ku makina e një familjeje ishte goditur nga një shofer i dehur që po ngiste në drejtimin e gabuar të rrugës, shkruan krone.at. Prindërit kishin mbijetuar ndërsa dy fëmijët e tyre, humbën jetën, transmeton albinfo.ch. Tani gjykata më e lartë e Austrisë ka dhënë 235,000 euro në emër të kompensimit. Dhe bëri një deklaratë themelore në temën e kompensimit për të mbijetuarit.
Familja ishte nisur më 29 korrik 2014 nga landi gjerman, Baden-Ëürttemberg ndërsa destinacioni i tyre ishte Kosova. Pas një udhëtimi prej shtatë orësh, kishin arritur në Ëels (Austria e Epërme), ku edhe u aksidentuan me një shofer i cili povoziste në gjendje të dehur, shkruan krone.at, transmeton albinfo.ch.
Kryefamiljari ishte përpjekur të parandalonte përplasjen por më kot. Dy fëmijët e tij vdiqën menjëherë, ndërsa ai dhe gruaja e tij kaluan me lëndime të lehta. Ashtu si edhe shoferi shkaktar i aksidentit, i cili u dënua me dy vjet burg efektiv, për sjelljen e tij veçanërisht të pavëmendshme.
Padi për shkak të “gjendjes së shkatërruar emocionale”
Prindërit pastaj kanë iniciuar procesin gjyqësor, duke u ankuar për veten dhe për fëmijën e tyre tjetër, që nuk ishte në makinën e aksidentit. Ankesa kishte të bënte kryesisht me gjendjen e tyre të shkatërruar mendore, e cila nuk ishte përmirësuar as disa vite pas tragjedisë.
Në fund, sigurimi i automjeteve u desh të paguante 235,000 euro kompensim, përfshirë këtu edhe shumën që ishte transferuar para gjykimit. Kompensimi për dhimbjen dhe vuajtjen përshkruhet në gjykim si vijon: “është një satisfaksion për të gjitha vështirësitë që personi i dëmtuar duhet të durojë si rezultat i dëmtimit”.
Refuzohet kërkesa për kompensim më të lartë
Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën për kompensim më të lartë. Përcaktuese për shumën është “pamja e përgjithshme e dëmtimit fizik dhe mendor”, përcjell albinfo.ch. Fakti që kanë humbur jetën dy fëmijë nuk mund të çonte në një “shumëzim aritmetik” të dëmshpërblimit për dhimbjen dhe vuajtjen.