Prej disa ditësh, në media po përflitet për lidhjen e re të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili prej kohësh nuk ishte bërë pjesë e thashethemeve rozë. Ai u fotografua me një bukuroshe zeshkane në një nga baret e Shkupit, ku po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.
Persona të afërt pranë dyshes treguan se ata prej një viti kanë nisur një romancë, të cilën duket se s’kanë ndërmend ta fshehin më nga sytë e botës.
“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni”- kanë treguar për “Prive” burime pranë çiftit.
Madje, vëmendjen na e tërhoqi pikërisht komenti i Selvijes në foton e fundit të Shpatit në Instagram. Ajo i ka komentuar partnerit emojin e një kurore, shoqëruar me një zemër të kuqe dhe e dini si ia ktheu këngëtari?
“Ti je plot dashuri”- i ka shkruar ai bukuroshes, duke e shoqëruar komentin e tij me dy zemra të kuqe. Dashuria është në ajër dhe ne mezi po presim ndonjë lajm fejese!