Data 14 shtator ka qenë e veçantë për Fjolla Morinën, shkruan GazetaBlic.
Këngëtarja mbrëmë ka pranuar një dhuratë, veturë të tipit Audi Q7.
Videot nga ky moment surprizë për të i ka publikuar vet këngëtarja, ndërsa shfaqet tejet e lumtur.
Se kush ka qenë dhuruesi i kësaj veture, këngëtarja nuk e ka zbuluar.
Ndryshe, Morina njihet për jetën që bën në përgjithësi, duke marrë parasysh edhe shpenzimet në udhëtime dhe biznese të saj.