Aktorja Arjola Demiri kohët e fundit ka nisur publikisht mbështetjen për PS dhe kryeministrin Rama, por siç raportojnë mediat ajo pritet të jetë në listën e deputetëve të qarkut Kukës.
Ndërsa politika i ka hapur derën aktorja ka dhënë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, ku thotë se është një grua e fortë dhe se nuk duhet kërkuar falje kur je një grua e fuqishme.
“Unë jam një grua e fortë. Unë nuk rri rrotull duke ndjerë keqardhje për veten time dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë.
Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam e mbijetuar dhe jo viktimë.
Unë jam në kontroll të jetës time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Kurrë mos kërko falje se je një grua e fuqishme”, shkruan Demiri.