Donis Avdijaj kurrsesi nuk mund të rehatohet. Dikur i vlerësuar si njëri nga talentet më të mëdhenj te Schalke, skuadër kjo që edhe ia vuri çmimin prej 50 milionë eurosh, sot mund të përfundoi në Ligën e Tretë të Gjermanisë.
Pas dështimit në kampionatin turk dhe atë skocez, tani ofertat në drejtim të tij janë tejet të varfra. Klubi i Ligës së Tretë gjermane, Turkgucu Munich, po interesohet për të.
“E di se ka disa oferta nga Arabia, por mendoj se nuk është momenti i duhur për mua. Gjithashtu Turkgucu Munich është interesuar. Natyrisht, Munichu është qytet i madh, por do ta diskutojë me menaxherin se cila është zgjidhja e duhur”, deklaroi Avdijaj për “Time24story.com”.
Avdijaj më herët ka luajtur me Schalke 04, Willem 2, Trabzonspor dhe së fundi Hearts. Ka ndeshje edhe me Kosovën, tek e cila nuk është ftuar prej gati dy vjetësh.