Fjolla ka nisur pushimet në jug të Shqipërisë.
Fjolla Morina ka zgjedhur të këto ditë të pushojë në bregdetin shqiptar, kurse për fansat nuk i ka harruar fotografitë nga atje, shkruan lajmi.net.
Në imazhet që i ndau me ndjekësit, këngëtarja u shfaq e veshur me një palë bikini kuq e zi, në të cilat theksonte linjat trupore.
Ajo mori poza tërheqëse në një pishinë, teksa të gjithë drejtojnë sytë tek fiziku i saj.
Fjolla aktualisht po e shijon suksesin e këngës “Kape”, të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin, ku vjen me skena provokuese.