spot_img

Skandaloze: Seanca për Qeverinë Hoti u thirr me “Çirilicë”

spot_img

Këtë të mërkurë, do të mbahet edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që të votohet për Qeverinë Hoti.

Kjo pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e cilësoi si të ligjshëm dekretimin e Avdullah Hotit për të krijuar Qeverinë, nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Tash, në koalicion në Qeverinë e re, pritet që të jenë LDK, AAK, NISMA por edhe Lista Serbe.

Kjo nuk është hera e parë që Lista Serbe hyn në koalicionin qeverisës por është hera e parë që në listën për të thirrur seancën e jashtëzakonshme, dorëzohet dokumenti i shkruar me shkrimin “çirilicë”.

Gazeta inFokus, ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku janë nënshkruar deputetët e Listës Serbe, për të thirrur seancën për të votuar Qeverinë.

Aty, dokumenti i cili më pas edhe protokollohet në Kuvend, e i cili është shtypur në mënyrë elektronike, është me shkronja “Çirilicë”.

E aty, janë nënshkruar krejt deputetët e Listes Serbe, të cilët, shumë prej tyre, emrin e subjektin, pavarësisht dokumentit, e kanë shkruar me shkronja latine.

Lista Serbe është parti drejtpërdrejtë e ndikuar nga politika në Beograd, ku edhe për shumë vendime, edhe publikisht kanë treguar që konsultohen direkt me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

NGJARJE TË TJERA

spot_img