spot_img

Arrestohet në Dubai bashkëshorti i Suada Sherifit, dyshohet se ishte pjesë e kartelit të drogës

spot_img

Është vënë në pranga në Dubai bashkëshorti i Suada Sherifit, Eldi Dizdari i cili ishte shpallur në kërkim në vend pasi cilësohej si një ndër personat kyç në vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë më 4 tetor 2018.

Por së fundi arrestimi i tij është pjesë e një prej operacioneve ndërkombëtare më të mëdha antidrogë të quajtur Los Blancos, që ka vënë në pranga dhjetëra persona, mes tyre shumë shqiptarë, të cilët nga mediat italiane cilësohen si drejtus të kartelit, shkruan iconstyle.al.

Kohë më parë u përfol edhe jeta e re e ish-Miss Shqipërisë e cila kishte lënë Shqipërinë. Suada Sherifi ishte shpërngulur drejt Dubait për të jetuar me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Menjëherë pas ardhjes në jetë të vajzë së saj Deizi, Suada vendosi të investonte në një qendër estetike në Tiranë. Por jeta e saj ndryshoi totalisht kur bashkëshorti u shpall në kërkim, dhe Suada mbylli rrjetet sociale dhe në qendrën estetike u shfaq më rrallë.

Në shkurt 2019, e ftuar në emisionin “Thumb”, Sherifi u shpreh se është penduar që e ka bërë publike lidhjen me partnerin e saj, i cili ishte vetëm një kalimtar në rrugë kur ndodhi ngjarja.

“Sa gabim kam bërë që e kam bërë publik. Ai ishte thjesht një kalimtar në rrugë kur ndodhi një ngjarje shumë e rëndë dhe ai vetëm se ishte bashkëshorti im mori ngjyra të tjera. Unë u ndjeva keq sepse në çdo gjë që përflitej ai ishte bashkëshorti im!”, kishte deklaruar ajo.

Ngjarja ku është i përfshirë Eldi Dizdari:

Më datë 4 tetor 2018 në një lokal në ish-Bllok, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato.

I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit).

Dizdari thuhet gjithashtu se është kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar. Ai njihet dhe me emrin Denis Matoshi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img