Shkëndija e Tetovës do të përballet me gjigantin anglez Tottenham Hotspur në kuadër të rundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës.
Shorti e kishte vënë këtë çift përballë nëse do të fitonin ndeshjet e rundit të dytë. Në këtë mënyrë Shkëndija e eleminoi Botosanin e Rumanisë në udhëtim 0-1, ndërkohë Tottenham Hotspur triumfoi me përmbysje ndaj Lokomotiva Plovdiv në Bullgari 2-1.
Dueli ndërmjet Shkëndisë së Tetovës dhe Tottenham Hotspur do të zhvillohet më 24 shtator në Shkup.