spot_img

Nëse Hoti nuk i ka votat e nevojshëm, ‘qaren’ duhet t’ia bëjë Presidenti

spot_img

Nesër pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin. Po përmendet që kjo qeveri ende nuk i ka siguruar të gjithë numrat, derisa zyrtarë nga LDK-ja deklarohen se i kanë numrat e nevojshëm.

Por a ka afate ligjore deri në krijimin e qeverisë së re dhe ҫfarë nëse kjo qeveri nuk i siguron numrat? Njohësit e ҫështjeve juridike thonë se kjo mbetet në dorë të Presidentit.

Njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” thotë se kjo procedurë ka filluar me dekretimin e Avdullah Hotit dhe koalicioni është deklaruar se i ka numrat. Nëse nuk i ka numrat e nevojshëm duhet të lajmërohet Presidenti që ta vlerësoj atë.

“Kjo procedurë ka filluar me dekretimin e Avdullah Hotit, tash Koalicioni i ri duhet të mbledhë Kuvendin për të votuar qeverinë e re, ky koalicion ka deklaruar se ka numrat për votim, kjo procedurë ka filluar të rrjedhë, tash nëse kanë vështirësi në bërje të numrave atëherë duhet të lajmërohet Presidenti i cili ka diskrecion që e vlerëson atë.Pra diskrecioni i presidentit shërben si afat optimal për themelimin e qeverisë së re”, thotë Burjani.

Faton Mehmeti

Ndërkaq, njohësi i ҫështjeve politike, Faton Mehmeti thotë se nëse kjo qeveri nuk votohet në Kuvend, vendi detyrimisht do të shkoj në zgjedhje.

“Për Avdullah Hotin nga data skadimit të masës së përkohshme, ka filluar numërimi i afatit kushtetues dhe siç është përcaktuar edhe në dekretin e presidentit për formimin e qeverisë së re, LDK ka një afat prej 15 ditë nga data e mandatimit. Në rast se qeveri nuk votohet në Kuvend atëherë vendi detyrimisht shkon në zgjedhje brenda 40 ditësh dhe atëherë detyrimisht me këtë qeveri që e kemi në pushtet do të shkojmë në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme”, deklaron Mehmeti.

Ai thotë më tutje se ky koalicion është i brishtë dhe nuk pritet që kjo qeveri të jetë e sukesshme.

“Këto janë ato që parashikohen, me qeverinë e re që duket se varet nga 2 vota, prandaj edhe disa deputetë të pakënaqur që nuk po marrin poste ministrore po shantazhojnë. Ky koalicion është i brishtë, dhe kjo qeveri nuk pritet të jetë e suksesshme, por lodër në duart e Thaҫit për të ndarë Kosovën, në mënyrë që të fitoje amnesti”, vlerëson ai.

Skender Zogaj

Skender Zogaj, njohësi i ҫështjeve politike, thotë se sipas ë gjitha zhvillimeve deputetët do ta miratojnë formimin e Qeverisë të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Mirëpo, sipas tij nëse nuk arrinë të siguroj votat, alternativa e vetme mbesin zgjedhjet e reja.

“Sipas të gjitha zhvillimeve dhe me mundësive kushtetuese, deputetet me numrin e duhur të votave do ta miratojnë formimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin! Kështu janë gjasat, mirëpo, nëse ndodh që në seancên e Kuvendit Qeveria Hoti të mos e arrijë numrin e duhur të votave, atëhere, mbeten alternativë zgjedhjet e reja, të cilat jam shumë skeptik se do të sjellin ndonje rezultat të mirë për faktin se, sërish do të ketë vështirësi të reja në formimin e një qeverie stabile për vendin! Po flitet për shumë dredhëza, duhet me i marr shportat e vogla, thotë një fjalë e urtë popullore shqipe”, vlerëson analisti Zogaj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img