Raste të shumta të dhunës në familje po vazhdojnë të raportohen në Kosovë.
Një i tillë u raportua të ketë ndodhur edhe në Pejë, shkruan lajmi.net.
Policia me anë të raportit 24 orësh tha se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe e ka larguar nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e tyre.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.