Pólicia e Dubait ka dhënë detaje lidhur me operacionin ‘Los Blancos’, ku në pránga kanë përfunduar dhjetra persona, mes të cilëve dhe Eldi Dizdari. Për mediat vendase ka folur gjenerali Abdullah Khalifa Al Marri, komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Dubait. Ai u shpreh se operacioni është tregues për bashkëpunimin efektiv me agjencitë ndërkombëtare.
Gjenerali tha:
Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendin ku qëndronte “mbreti i drógës” dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme. Pasi morëm sinjalin “Kodi i Kuq”, e prángosëm.
Së bashku me udhëheqësit e tjerë të bándave, i dyshuari arriti të kóntrábandonte dhe transportonte qindra ton drógë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te “porositësit””, shpjegoi komandanti. Denis Matoshi, alias Eldi Dizdari, tashmë pritet që të ekstradohet drejt Italisë, në Romë. Autoritetet italiane vlerësuan profesionalizmin, efikasitetin dhe reagimin e shpejtë të Policisë së Dubait ndaj njoftimit të lëshuar nga “Interpol” për arrestimin e të dyshuarit shqiptar në Dubai.
Ata shpjeguan se aktivitetet e paligjshme të bándës ishin hetuar që nga viti 2015 nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor Italian (SCIP) dhe Njësia e Skuadrës Fluturuese në Stacionin Kryesor të Pólicisë në Firence.