Rron Gjinovci thotë se do ta nxirrte jashtë me sigurim babain e Agon Musliut, të riut që vrau veten: Po e instrumentalizon vdekjen e të birit
Analisti Rron Gjinovci me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar ashpër ndaj babait të të riut gjilanas Agon Musliu që kishte vrarë veten në karantinën e vendosur në Qendrën e Studentëve gjatë kohës sa në pushtet ishte Qeveria Kurti.
Babai i 25 vjeçarit nga Gjilani ka akuzuar Vetëvendosjen për vdekjen e të birit të tij, që ishte kthyer nga Gjermania në atë kohë – me sa duket në gjendje të rënduar mendore.
Gjinovci i ka quajtur këto deklarata si “të lodhta politike”, ndërkohë që ka thënë se po të ishte kryesues i komisionit hetues parlamentar do ta thirrte sigurimin dhe policinë, përcjell Periskopi.
Ai e ka etiketuar babain e Agon Musliut si “militant të LDK-së” megjithëse nuk dihen ende lidhjet e tij me këtë parti politike.
Veç kësaj, babai i tij nuk është pjesë e skenës politike të vendit në mënyrë që të përfitonte nga deklaratat politike.
Statusi i plotë:
Me kon un kryesus i komisionit hetimor parlamentar, e kisha qite jashte me sigurim dhe polici militantin e LDK-së qe po e imstrumentalizon vetevrasjen e djalit t’vet per me dhon deklarata tlodhta politike.