Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, po vazhdon raportimin e tij para komisionit hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19, më saktësisht për rastin e Agon Musliut, i cili kishte rënë nga ballkonet e konvikteve në Prishtinë, duke e privuar kështu vetën nga jeta, raporton IndeksOnline.
Vitia tha se në rast se ka dëshmi se ka pasur mospërputhje në hallkat e sistemit, dhe se dikush ka pasur informacione në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore e që nuk është raportuar në institucionet përkatëse, atëherë përgjegjësia duhet të bije konformë legjislacionit në fuqi.
“Për fund po e përsëris të gjitha këto pyetje janë jashtë diskrecionit nëse ka dëshmi tw tilla që gjatë hallkave të sistemit nga njësia kërkuese deri te nënshkrimi i ministrit duhet të merren patjetër të gjitha masat”, tha Vitia para anëtarëve të komisionit./IndeksOnline/